“Instituti i Monumenteve të Kulturës” është themeluar më 2 Korrik 1965.

Detyra themelore e IMK, është mbrojtja, restaurimi dhe vlerësimi i monumenteve kulturore – historike të trashëguara. IMK ndërton të gjithë punën kërkimore studimore, ndjek zbatimin e legjislacionit në fushën e monumenteve të kulturës, kryen veprime konkrete mbi monumentet e paluajtshme dhe të luajtshme që janë pjesë integrale e tyre, në të gjithë territorin e republikës së Shqipërisë, bën kualifikimin e kuadrit, autorizon dhe përcakton kriteret e restaurimit.

IMK, bashkëpunon me organet e administratës qëndrore, me organet e njësive të qeverisjes vendore, si edhe me institucione të tjera shkencore, kulturore, fetare, persona fizikë e juridikë privatë, për evidentimin, gjurmimin, konservimin, studimin dhe resaturimin e veprave te artit dhe monumenteve te tjera të trashëgimisë kulturore.