Në laboratorin e Restaurimit të Veprave te Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës u kryen analizat diagnostikuese për njohjen e elementeve kimike të pigmenteve të përdorur në ikonat: Mbledhja e Kryeengjëjve“,“Mandili i Krishtit,Shën Mëria me Krishtinpjesë e ikonave të fondit në Muzeun Historik. Analizat me metodën jo dëmtuese ED–XRF u kryen nga Prof. Nikolla Civici specialist pranë Institutit të Fizikës Bërthamore të Aplikuar në bashkëpunim me specialistët e sektorit të Veprave të Artit në IMK. Këto analiza shkencore i paraprijnë procesit të pastrimit pasi në fazat e mëparshme të ndërhyrjes në ikonat e lartpërmendura janë kryer disifektimi dhe  konsolidimi i suportit, ringjitja e pelikulit piktorik, konsolidimi i gruntit si dhe një sërë testesh paraprake me Testin e Solubilitetit (tretshmerisë) Wolbers – Cremonesi, Resin Soaps DCA-TEA, Solvent Gels, Emulsione Grassa Basica, Emulsione  Grassa Acida për të përcaktuar fd e përshtatshme.

Diagnostikimi jo dëmtues me ED–XRF për njohjen e elementeve kimike të pigmenteve në disa ikona të MHK – së Tiranë