Dosja e Kandidimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit u dorëzua në Qendrën e Trashëgimisë Botërore UNESCO, brenda afateve për t’u marrë në shqyrtim në Mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore 42COM e planifikuar të zhvillohet në Manama, Bahrain në korrik 2018.

Liqeni i Ohrit nga më të bukurit dhe më të vjetrit në botë, frymëzim gojëdhënash dhe legjendash shekullore është një nga burimet më unikale të biodiversitetit në Evropë .

Përgatitja e Dosjes së Kandidimit është rezultat i një pune voluminoze 3 vjeçare në kuadër të projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

Ky projekt mbështeti një proces gjithëpërfshirës për planifikimin e menaxhimit të integruar dhe përgatitjen e Dosjes nga ana e autoriteteve shqiptare për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Liqenit të Ohrit” (regjistruar në Listën e Pasurive Botërore në vitin 1979) edhe në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit. Projekti ka angazhuar institucionet shtetërore qendrore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë përgjegjëse për mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe planifikimin urban dhe turizmin.

Dosja e Kandidimit u përgatit nga grupi teknik i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës dhe tre ekspertë kombëtarë.

Koordinator i projektit është – UNESCO, Qendra për Trashëgiminë Botërore

Institucionet kryesore partnerë në projekt:

– Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Republikës së Shqipërisë, MTM – me institucionet e varësisë: AKZM, ARZM,
– Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë
– Instituti i Monumenteve të Kulturës
– Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Korçë
– Bashkia Pogradec
– Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Ministria e Kulturës – Zyra për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (ZMTK)
– IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës)
– ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Sitet)
– ICCROM (Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore)

Grupi i përbashkët ndërinstitucional i punës për përgatitjen e dosjes së kandidimit:

– Pëllumb Abeshi, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Mjedisit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
– Arta Dollani, Drejtor i Përgjithshëm, Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, Focal Point Kombëtar për Trashëgiminë Botërore
– Elvana Ramaj, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
– Kozeta Angjeliu, Drejtor, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Kulturës, Ministria e Kulturës
– Sonila Kora – Ministria e Kulturës, Marsela Plyku Demaj, Joli Mitrojorgji, Endrita Mulleti – Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”
– Shpresa Harasani – MTM, Silvamina Alshabani – Agjensia Kombëtare e Mjedisit, Holta Çopani – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
– Arian Merolli, Bashkia Pogradec
– Alexandra Fiebig, Qendra e Trashëgimisë Botërore
– Oliver Avramovski, Mike Appleton, IUCN
– Luisa De Marco, ICOMOS

Ekspertë Kombëtare në përgatitjen e dokumentit të kandidimit

Prof. Dr. Spase Shumka
Prof. Dr. Lulzim Shuka
Prof. Dr. Lorenc Bejko

http://whc.unesco.org/en/lake-ohrid-region/

Dosja e Kandidimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit