Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë – Corpus of Mosaics of Albania

//Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë – Corpus of Mosaics of Albania

Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë – Corpus of Mosaics of Albania

Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore CNRS, dhe Universitetin Paris IV, do të organizojë një aktivitet për të promovuar Vëllimin e parë të publikimit “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” – “Corpus of Mosaics of Albania”. Ky publikim, është botuar në vitin 2018, në Francë dhe i dedikohet mozaikëve në Qytetin Antik të Butrintit, Pasuri Botërore.

Publikimi “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” është konceptuar të përbëhet nga një seri vëllimesh të cilat pasqyrojnë rezultatet e punës disa-vjeçare të hulumtimit në terren të dyshemeve me mozaik (mozaikë, opus sectile dhe veshje me pllaka ose plloça) në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Publikimi i dedikuar për mozaikët në Shqipëri, shpesh pak të njohur në kontekstin e tyre arkitektonik dhe arkeologjik, është një vlerë e munguar në botimet me karakter promovues dhe kërkimorë në fushën e trashëgimisë kulturore. “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” është në format të madh ku përfshihen planimetri të lexueshme dhe dokumentacion fotografik i shfrytëzueshëm me ngjyra. Publikimi pasqyron një inventar të detajuar të të gjithë mozaikëve në Butrint të dokumentuara sipas fishave të dedikuara për këtë tipologji.

 

Përgjegjës të studimit:

  • Agron Islami, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, Restaurator
  • Marie-Patricia Raynaud, specialiste e mozaikut, inxhiniere pranë CNRS, Collège de France, Paris

 


Data e aktivitetit: 23 Maj 2018, ora 12.30.

 Vendi: Muzeu Historik Kombëtar, Salla UNESCO dhe Salla e Ekspozimeve të përkohshme.


 

By |2018-05-15T15:14:45+00:00May 15th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë – Corpus of Mosaics of Albania

About the Author: