Muzeu i Kastriotëve në Sinë, Dibër, kantieri më i ri i restaurimit

//Muzeu i Kastriotëve në Sinë, Dibër, kantieri më i ri i restaurimit

Muzeu i Kastriotëve në Sinë, Dibër, kantieri më i ri i restaurimit

Trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor – prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, ka nisur puna për restaurimin e Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës. Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, Bashkia Dibër dhe shoqëria e restaurimit e cila do të kryejë punimet, ishin të pranishëm në nisjen e punimeve.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së ka për qëllim restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Duke vlerësuar inventarin e pasur të muzeut dhe ambientin e ekspozimit, projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Muzeu i restauruar shumë shpejt do të kthehet në një tjetër itenerar mjaft tërheqës për turistët.

By |2018-06-12T15:01:07+00:00June 12th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Muzeu i Kastriotëve në Sinë, Dibër, kantieri më i ri i restaurimit

About the Author: