Hapja e mozaikut të Bazilikës Paleokristiane extra-muros, Elbasan.

//Hapja e mozaikut të Bazilikës Paleokristiane extra-muros, Elbasan.

Hapja e mozaikut të Bazilikës Paleokristiane extra-muros, Elbasan.

Udhëtojmë drejt qytetit të Elbasanit për çeljen e një tjetër mozaiku të çmuar, atë të Bazilikës Paleokristiane extra – muros në Elbasan.

Specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkë me studiuesen franceze Marie-Patricia Raynaud, njëherazi bashkëautore e librit ”Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” dhe me Z. Agron Islami, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, ndodhen sërish në terren për mbledhjen e informacioneve rreth mozaikëve në shqipëri.

Përgjatë kësaj jave, grupi i specialistëve është duke studiuar dhe dokumentuar të gjitha të dhënat e nevojshme rreth Mozaikut të Bazilikës Paleokristiane. E pozicionuar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, Bazilika është një ndër monumentet më me vlerë të qytetit. Zbulimi i mozaikut u bë i mundur në gjysmën e parë të vitit 2007, gjatë gërmimeve të bëra në këtë bazilikë në një thellësi rreth 3 m.

Ju mirëpresim ta vizitoni edhe ju, pak ditë do të qëndrojë e hapur…

By |2018-10-04T11:27:06+00:00October 4th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Hapja e mozaikut të Bazilikës Paleokristiane extra-muros, Elbasan.

About the Author: