Merr rrugë Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit.

AADF, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, organizuan eventin për prezantimin e fillimit të hartimit të Planit të Menaxhimit të Integruar, për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Projekti ndërmerret fill pas miratimit të Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, të miratuar në maj të 2018 dhe është i pari i këtij lloji që do të implementohet nga institucionet e reja të trashëgimisë, që do të krijohen.

Hartimi i Planit të Integruar të Menaxhimit të Butrintit, i financuar nga AADF, me një vlerë prej $250,000, do të zgjasë 7 muaj dhe do të drejtohet nga AADF në koordinim me Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe palë të tjera të interesuara në Butrint.

By |2018-10-04T13:15:51+00:00October 4th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Merr rrugë Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit.

About the Author: