Përfundon restaurimi i Pazarit në Gjirokastër.

//Përfundon restaurimi i Pazarit në Gjirokastër.

Përfundon restaurimi i Pazarit në Gjirokastër.

Ka nisur të zhurmojë Pazari i Gjirokastrës, investim i Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Pas rreth dy vitesh inaguruam restaurimin e plotë të Pazarit të Gjirokastrës, 3,5 milionë dollarë investim, mbi 5000 m2 restaurim dhe prona të rivleresuara si asnjëherë më parë, për një ndër vendet më të vizituara në Gjirokastër, nga rreth 90 mijë turistë.

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi përshkroii gjatë fjalës së saj përshëndetëse punën fantastike të bërë mes Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Fondit Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit, për kryerjen e këtij investimi strategjik.

“Ne nuk kishim dilemë se Gjirokastra ishte dhe mbetet një prioritet, besoj kemi qenë shumë të qartë në këtë projekt, për t’i kthyer Gjirokastrës vëmendjen e munguar e të merituar. I jam shumë mirënjohëse Fondacionit Shqiptaro-Amerikan. Pasi ia kishim dalë me sukses në projektet tona të përbashkëta për rijetëzimin e Bulevardit të Beratit e Pazarit të Krujës, pasi kishim nisur punën për Pazarin e Korçës, – ju miq nuk mund të hezitonit për Gjirokastrën. Dhe mirë bëtë!”, u shpreh Kumbaro.

Në ceremoninë e zhvilluar pikërisht në Pazarin Historik, ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, z. Edi Rama si dhe kreu i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff.

By |2018-10-04T12:53:05+00:00October 4th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Përfundon restaurimi i Pazarit në Gjirokastër.

About the Author: