Takimi i parë teknik rreth Planit të Integruar për Menaxhimin e Butrintit.

//Takimi i parë teknik rreth Planit të Integruar për Menaxhimin e Butrintit.

Takimi i parë teknik rreth Planit të Integruar për Menaxhimin e Butrintit.

Në vijim të prezantimit për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit, në ambientet e Ministrisë së Kulturës u zhvillua takimi i parë teknik.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe kompania e kontraktuar nga AADF, “Prince and Pearce”, e cila ka një përvojë të gjatë në hartimin e planeve të menaxhimit në sitet e trashëgimisë botërore.

Projekti ndërmerret fill pas miratimit të Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, të miratuar në maj të 2018 dhe është i pari i këtij lloji, që do të implementohet nga institucionet e reja të trashëgimisë që do të krijohen.

By |2018-10-05T11:48:55+00:00October 5th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Takimi i parë teknik rreth Planit të Integruar për Menaxhimin e Butrintit.

About the Author: