Vijon puna në Kishën e Shën Kollit, Mesopotam, Sarandë

//Vijon puna në Kishën e Shën Kollit, Mesopotam, Sarandë

Vijon puna në Kishën e Shën Kollit, Mesopotam, Sarandë

Vijon puna për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në Manastirin e Mesopotamit, Sarandë.

Ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro Furxhi sëbashku me profesorët e nderuar, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo dhe specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve restauruese dhe konsoliduese, të cilat po aplikohen prej disa kohësh në këtë monument. 

Kisha e Shën Kollit është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine. Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulpturalë në muret e jashtme të fasadave, si dhe për vlerat e larta artistike.

 

By |2018-11-05T09:38:09+00:00October 25th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Vijon puna në Kishën e Shën Kollit, Mesopotam, Sarandë

About the Author: