Certifikohen 131 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra në fushën e trashëgimisë kulturore.

//Certifikohen 131 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra në fushën e trashëgimisë kulturore.

Certifikohen 131 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra në fushën e trashëgimisë kulturore.

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt ceremonia e certifikimit të mjeshtrave dhe ndihmësmjeshtrave në kuadër të programit “Aftësi për punësimin e së nesërmes”. Në dy vite kemi certifikuar 131 mjeshtra të punimit në dru, gurë dhe suva.

Projekti “Aftësi për punësimin e së nesërmes” është një trajnim profesional për teknikat tradicionale të restaurimit. Trajnimi është i certifikuar dhe u jep të rinjve të trajnuar mundësi punësimi në restaurimin dhe konservimin e ndërtesave historike. Në të njëjtën kohë, trajnimi krijon një platformë për kalimin e vazhdueshëm të njohurive nga mjeshtrat me përvojë shumëvjeçare tek më të rinjtë. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me materialet e teknikat historike të ndërtimit si edhe me teknika të ndryshme riparimi dhe kryen praktikën në Monumentet e Kulturës në Berat, Korçë e Gjirokastër.

Projekti u zbatua nga fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat, Gjirokastër dhe Korçë si dhe Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Gjirokastër dhe Korçë dhe shkollës profesionale ‘Stiliano Bandilli’ në Berat. Projekti u nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në Landin e Hessen-it, Gjermani dhe SIDA.

 

By |2018-11-05T09:34:46+00:00October 25th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Certifikohen 131 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra në fushën e trashëgimisë kulturore.

About the Author: