Masteri Profesional “Restaurim monumentesh kulture”, i pari program i këtij lloji në Shqipëri

Tashmë prej 2 vitesh “Masteri Profesional i Restaurimit të Monumenteve të Kulturës” po vijon rrugëtimin e tij, duke konfirmuar një histori suksesi, falë punës së Institucioneve pjesëmarrëse dhe kontributit të vyer të specialistëve, nga më të njohurit në fushën e ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kulturës, të cilët u bënë pjesë e mësimdhënies.

Këtë vit të ri akademik, programi do të zhvillohet në Tiranë me kohë të plotë, me kohëzgjatje të rregullt 1 vit (60 ECTS). Për vitin akademik 2018 – 2019 do të pranohen gjithsej 50 studentë, nga ku 10 kuota janë të rezervuara për studentë nga Kosova, Maqedoni, Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanovci, si dhe të huaj.

Masteri zhvillohet në partneritet dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Institutin e Arkeologjisë si dhe me universitet partnere si: Universitá “La Sapienza”, TU Wien, Politecnico di Bari dhe Universitá di Campania.

#ZgjidhtëArdhmenTënde

#ZgjidhMasterProfesionalRestaurimMonumenteshKulture

 

By |2018-10-31T14:25:54+00:00October 31st, 2018|Aktivitete|Comments Off on Masteri Profesional “Restaurim monumentesh kulture”, i pari program i këtij lloji në Shqipëri

About the Author: