Vijon puna për restaurimin e Xhamisë Mbret, Berat

//Vijon puna për restaurimin e Xhamisë Mbret, Berat

Vijon puna për restaurimin e Xhamisë Mbret, Berat

Vazhdon realizimi i projektit të përbashkët mes Ministrisë së Kulturës dhe Turkish Cooperation and Coordination Agency (TIKA) për restaurimin e 5 monumenteve të kulturës, që i takojnë besimit islam në Shqipëri.

Aktualisht, punimet të cilat po kryen në Xhaminë Mbret konsistojnë në:

-Konsolidimin e mureve të jashtme me teknikën e injektimit;

-Heqjen e suvasë në portikun e xhamisë dhe konsolidimin e muraturës së gurit.

Këto punime janë realizuar nën mbikqyrjen e vazhdueshme të supervizorëve turq, specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe nën konsulencën e vazhdueshme të Prof. Dr. Aleksandër Meksi si dhe ekspertë të tjerë të fushës së restaurimit nga Shqipëria dhe Turqia.

Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është nxjerrja në pah e teknikës së rregullt të ndërtimit me gurë të skuadruar, teknikë e cila është ndërthurur me detaje qeramike, prezente në harqet e harkadës dhe në pjesën e sipërme të portikut.

 

 

 

By |2018-11-07T14:53:55+00:00November 7th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Vijon puna për restaurimin e Xhamisë Mbret, Berat

About the Author: