Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit – Takimi i 2 teknik

//Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit – Takimi i 2 teknik

Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit – Takimi i 2 teknik

Takimi i dytë teknik për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Në vijim të punës për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit, grupi i punës realizoi një takim të dytë teknik në Institutin e Monumenteve të Kulturës. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe kompania e kontraktuar nga AADF, “Prince and Pearce”, e cila ka një përvojë të gjatë në hartimin e planeve të menaxhimit në sitet e trashëgimisë botërore.

Projekti ndërmerret fill pas miratimit të Ligjit të ri për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë dhe është i pari i këtij lloji që do të implementohet nga institucionet e reja të trashëgimisë që do të krijohen.

By |2018-11-07T15:07:53+00:00November 7th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Plani i Integruar i Menaxhimit të Butrintit – Takimi i 2 teknik

About the Author: