Takim teknik në kuadër të projekt propozimit “MoNa”

Në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”, përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës morën pjesë në takimin teknik me partnerë të projekt propozimit MoNa “Monuments in Nature: A Creative Co-existence”.

Takimi teknik u drejtua nga partneri lider i projektit “Qendra Evropiane për monumentet bizantine dhe post-bizantine, Selanik” dhe në të morën pjesë partnerë të tjerë nga Greqia, Bullgaria dhe Qipro. Takimi u vijua me një konsultim teknik pranë Autoritetit Menaxhues të Programit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka propozuar si rast studimor Qytetin Antik të Butrintit, pasuri botërore. Projekti është parashikuar të nisë zbatimin gjatë vitit 2019 dhe të vijojë për një periudhë 2-vjeçare.

By |2018-11-16T12:44:26+00:00November 16th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Takim teknik në kuadër të projekt propozimit “MoNa”

About the Author: