Vijon puna për restaurimin e Kishës së Shën Apostujve, Hoshtevë

Kisha e Shën Apostujve në Hoshtevë, Zagori, është një kishë pasbizantine e tipit bazilikal, mbuluar me një sistem harqesh, qemerësh e kësulash sferike. 

Projekti i restaurimit është hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe ka për qëllim restaurimin e çatisë ekzistuese me rrasa guri, restaurimin e elementëve konstruktivë, instalime të reja elektrike, si dhe ndërhyrje konservuese – restauruese në pikturën murale dhe ikonostasin e drurit. 

 

By |2018-11-16T13:03:30+00:00November 16th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Vijon puna për restaurimin e Kishës së Shën Apostujve, Hoshtevë

About the Author: