Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike 2018

Edicioni i IV i Konkursit Mbarëkombëtar të Novelave Grafike u përmbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, në ambientet e ArTurbina.

Nën shenjën e “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, ky edicion, prezantoi 42 artistë, nxënës e studentë, të cilët sollën punimet e tyre frymëzuar nga trashëgimia, historia dhe identiteti ynë kulturor. 

E veçanta e këtij viti qëndron se, për herë të parë ky konkurs kombëtar u zhvillua në bashkëpunim me “La Cité internationale de la bande dessinée et de l’image” me qendër në Angulem, Francë, që ofroi dhe një bursë për fituesin e Çmimit të Parë. 

Ky edicion u organizua nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Shqipëri.

By |2018-11-16T13:56:58+00:00November 16th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike 2018

About the Author: