Vijon puna në fshatrat Dhërmi dhe Vuno

Ecuria e punimeve në fshatrat Dhërmi dhe Vuno mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Projekti “Rikualifikimi urban dhe restaurimi i objekteve në Qendrën Historike dhe Zonën e Mbrojtur në fshatrat Dhërmi dhe Vuno” është bërë i mundur falë financimit të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB).

Inspektimi i fundit nga specialistët e IMK-së u fokusua në konsultime në lidhje me ndërhyrjet e parashikuara në banesat e Pirro Gjikopullit dhe Llukë Petro Zhupës. Në këto dy banesa gjejmë tavane të dekoruara si dhe elemente të tjerë dekorativë. 

 

By |2018-11-22T11:33:36+00:00November 19th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Vijon puna në fshatrat Dhërmi dhe Vuno

About the Author: