Hapja e mozaikëve në Vilën e Athinasë, Apoloni

Hapja e mozaikëve të mrekullueshëm të Vilës së Athinasë, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.

Falë punës së specialistëve të Parkut Arkeologjik Apoloni dhe specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, u bë e mundur hapja e këtyre mozaikëve, për të realizuar më tej dokumentimin e gjendjes së tyre, rifreskimin e materialit mbrojtës të degraduar ndër vite, marrjen e masave dhe zhvillimin e projekteve për restaurimin dhe promovimin e tyre.

Vila e Athinasë përfaqëson një nga elementët më interesantë të arkitekturës private të periudhës romake në Apoloni. Banesa ku është zbuluar një nga statujat e Athinasë daton në shek. II pas Krishtit dhe njihet për përmasat e saj. Sipërfaqja rreth 3500m² e cila mbulon ½ e insules, përfaqëson një nga rastet e pakta të zbulimit të një domusi romak në territorin shqiptar. Janë të shumta ambientet e banimit të shtruara me mozaikë, me motive nga më interesantet, në dhomat e njohura me emrat: “Dhoma e Akilit”, “Dhoma e Aktorit”, “Hipokampi”, “Neraida” etj.

By |2018-11-23T14:08:26+00:00November 23rd, 2018|Aktivitete|Comments Off on Hapja e mozaikëve në Vilën e Athinasë, Apoloni

About the Author: