KONKURS PËR DIZENJIMIN E LOGOS SË INSTITUTIT KOMBËTAR TË TRASHËGIMISË KULTURORE

Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” shpall konkursin e hapur për dizenjimin e Logo-s së re të Institucionit dhe fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për “Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” parashikohen ndryshime, të cilat përfshijnë edhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, struktura e së cilit pritet të ndryshojë së shpejti, së bashku me elementet e tjerë, të tilla si: emri, logo, etj.

Emri i ri i institucionit do të jetë: Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).

Synimi ynë është që logoja e re që do dizenjohet nga ju, që dëshironi të lini gjurmë në historinë e institucionit tonë në shërbim të trashëgimisë kulturore, të sjellë një imazh të ri, që të përçojë natyrshëm dhe saktë misionin tonë.

Misioni ynë është po i njëjti, ajo ç’ka duam të sjellim ndryshe është imazhi grafik!

Informacion mbi institucionin

Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” (IMK),  i themeluar më 2 Korrik 1965, funksionon si institucion publik në varësi të Ministrisë së Kulturës. IMK ka detyrë themelore mbrojtjen, konservimin, restaurimin, rijetëzimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore materiale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. IMK harton projekte në fushën e trashëgimisë kulturore dhe bashkërendon punën për zbatimin e tyre në nivel kombëtar. IMK harton dhe ndjek zbatimin e standardeve dhe kritereve në fushën e mbrojtjes dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore materiale si dhe harton dhe zbaton programe kualifikimi të specialistëve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Së fundmi, ligji i ri për “Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” parashikon ndryshime, të cilat përfshijnë edhe Institutin e Monumenteve të Kulturës. Struktura e IMK pritet të ndryshojë së shpejti, së bashku me elementet e tjerë, të tilla si: emri, logo, slogani i institucionit etj.

Emri i ri i institucionit do të jetë: Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) do të jetë institucion kombëtar i specializuar shkencor, në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore.

-IKTK-ja do të ushtrojë veprimtarinë e saj në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin dhe publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.

-IKTK-ja do të ushtrojë veprimtarinë në fushën e arkeologjisë parandaluese dhe të shpëtimit, si dhe studimit të trashëgimisë arkeologjike, e lidhur kjo me planifikimin urban e territorial në Republikën e Shqipërisë.

-IKTK-ja do të shtrijë kompetencën në fushën e arkeologjisë parandaluese nënujore në Republikën e Shqipërisë.

-IKTK-ja, në përmbushje të funksioneve të veta do të monitorojë dhe bashkërendojë punën me drejtoritë rajonale të trashëgimisë kulturore, do të bashkëpunojë me njësitë e vetëqeverisjes vendore, subjektet publike dhe private, vendase apo të huaja, në fushën e trashëgimisë kulturore materiale.

Arritja e këtij qëllimi nga ana juaj kërkon realizimin me korrektësi të kritereve dhe udhëzimeve si më poshtë:

  • Logo duhet të jetë unike dhe bashkëkohore;
  • Të përcjellë vlerat, vizionin dhe misionin e IKTK-së;
  • Të ketë një pasqyrim artistik të veprimtarisë së IKTK-së;
  • Të përçojë një mesazh të qartë;
  • Të jetë e dallueshme, të mund t’i rezistojë kohës si dhe e lehtë për t’u mbajtur mend;
  • Çdo pjesëmarrës mund të prezantojë 1-2 alternativa;
  • Materiali duhet të ketë bashkangjitur një tekst shpjegues rreth logos së propozuar;
  • Materiali duhet të ketë bashkëlidhur një prezantim të personit/kompanisë aplikuese.

 

Specifikime Teknike të logos

  • Ngjyrat përfaqësuese të logos janë bardhë & zi;
  • Logo duhet të shoqërohet nga një ikonë dhe inicialet e institucionit;
  • Nuk është i nevojshëm përdorimi i një sfondi me ngjyrë;

 

  • Formatet në të cilat duhet të dorëzohet logo:
  • Jpeg
  • Pdf
  • Png
  • Ai
  • Eps
  • Tiff

Materialet shoqëruese të logos

      Duhen specifikuar rregullat e aplikimit të logos në :

  • Fotografi/ Video
  • Kartvizita
  • Billboard dhe citylight-e
  • Poster
  • Bllok shënimesh
  • Çanta
  • Stilolaps/Lapës
  • Formularë/Shkresa

Për më shumë informacione na gjeni në faqen zyrtare imk.gov.al si dhe bashkëlidhur gjeni logon aktuale të IMK-së.

Afati i aplikimit:

26 nëntor – 7 dhjetor 2018

Produkti përfundimtar, logo dhe materialet shoqëruese sipas listës,  duhet të dorëzohent tek adresa e emailit: info@imk.gov.al si dhe të printuara/CD të futura në zarf, pranë ambienteve të Insitutit të Monumenteve të Kulturës në adresën: Rruga “Aleksandër Moisiu” Nr.76 ish-Kinostudio;

Shpallja e fituesit do të kryhet pas një vlerësimi paraprak nga një juri profesioniste.

Fituesi do të vlerësohet me një vlerë prej 80000 lekë.

                                                                                                                                                                                                                                                                                Faleminderit!

                                                 

By |2018-12-03T14:53:59+00:00November 26th, 2018|Aktivitete|Comments Off on KONKURS PËR DIZENJIMIN E LOGOS SË INSTITUTIT KOMBËTAR TË TRASHËGIMISË KULTURORE

About the Author: