Bashkëpunime të reja mes Shqipërisë dhe Italisë

Shqipëri – Itali, bashkëpunime të reja në fushën e restaurimin të monumenteve të kulturës.

Në ambientet e Institutit të Monumenteve të Kulturës, drejtoresha e IMK-së, znj. Arta Dollani zhvilloi një takim me një grup ekspertësh italianë nga Fondazione Flaminia, fondacion mbështetës i Universitetit të Bolonjës në Ravena, si dhe me përfaqësues nga studio të tjera italiane të specializuara në fushën e restaurimeve.

Takimi i mbajtur kishte për qëllim prezantimin e punës së institucioneve dhe fondacioneve prezente, të bashkëpunimeve të mëparshme me Shqipërinë dhe si ndarjen e eksperiencave në fushën e restaurimeve. Gjithashtu, u diskutua në hollësi rreth mundësive për bashkëpunime konkrete, për të cilat ekspertët italianë shfaqën gadishmërinë e tyre lidhur me rritjen e kapaciteteve, vënien në dispozicion të njohurive në fushën e restaurimit dhe të mundësisë për aplikimin konkret të këtyre njohurive në objekte apo site të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

By |2018-12-06T13:18:15+00:00December 6th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Bashkëpunime të reja mes Shqipërisë dhe Italisë

About the Author: