Workshop Rajonal – Kotor 2018

Specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës ndodhen këtë javë në Kotor, në “Workshop-in Rajonal mbi Vlerësimin e Impaktit në Trashëgimi” (Regional Workshop on Heritage Impact Assessment).

Ky workshop po mbahet në kuadër të kërkesave të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për realizimin e vlerësimit të impaktit në raste konkrete, si në zonën Pasuri Botërore të Kotorit.  

Ai organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Komisioni Kombëtar për UNESCO-n i Republikës së Malit të Zi në bashkëpunim me ICCROM dhe zyrën e UNESCO-s në Venecia. Në workshop marrin pjesë kryesisht përfaqësues të Instituteve Kombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin e Evropës Juglindore.

By |2018-12-06T13:26:57+00:00December 6th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Workshop Rajonal – Kotor 2018

About the Author: