“Karta e Selanikut” – 21 shtete, 4 komitete, 3 ditë konsultime, 1 kartë e përbashkët

Shqipëria dhe 20 shtete nga Evropa dhe rajoni i Mesdheut, u bënë pjesë e nënshkrimit të “Kartës së Selanikut” për mbrojtjen e Monumenteve Bizantine.

Përgjatë një takimi disaditor në Selanik, vendet pjesëmarrëse si dhe përfaqësues nga UNESCO,  ICOMOS dhe Europa Nostra, zhvilluan konsultimet e tyre rreth “Kartës së Selanikut”, e cila synon jo vetëm mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë bizantine, por do të shërbejë edhe si një pikënisje e bashkëpunimeve të reja mes palëve në fushën e trashëgimisë kulturore.

21 shtete, 4 komitete, 3 ditë konsultime, 1 kartë e përbashkët!
By |2018-12-07T13:28:06+00:00December 7th, 2018|Aktivitete|Comments Off on “Karta e Selanikut” – 21 shtete, 4 komitete, 3 ditë konsultime, 1 kartë e përbashkët

About the Author: