Vijon puna për rikualifikimin e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi

Projekti i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon shndërrimin e Dhërmiut në një qendër autentike dhe atraktive jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor të zonës.

Dhermiu është një ndër fshatrat më të bukur të jugut. Në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror.

By |2018-12-14T13:10:47+00:00December 14th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Vijon puna për rikualifikimin e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi

About the Author: