Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Thanasit, Leshnicë

Përfundon restaurimi i një ndër kantiereve më sfiduese të ndërmarra nga Instituti i Monumenteve të Kulturës përgjatë vitit 2018.

Kisha e Shën Thanasit, monument kulture i kategorisë së I-rë, e degraduar prej dekadash nga mosndërhyrjet në të si dhe humbjet e pësuara nga tërmeti i vitit 2017, sot, falë projektit të restaurimit të hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, rikthehet në jetë jo vetëm nga ana strukturore por edhe si pjesë e itinerareve të turizmit kulturor.

Projekti i restaurimit, pjesë e programit “Rrugët e Besimit”, bëri të mundur konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë si dhe dhe kryerjen e një sërë sistemimesh të jashtme. 

 

By |2018-12-28T10:10:22+00:00December 28th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Thanasit, Leshnicë

About the Author: