Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit

Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit.
Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimit bëri të mundur kryerjen e ndërhyrjeve konservuese – restauruese, pastrimin e vegjetacionit, ndërtimin e sistemit të drenazhit përreth varrit si dhe vendosjen e tabelave informuese.

Varri Monumental ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.

By |2019-01-18T11:23:19+00:00January 18th, 2019|Aktivitete|Comments Off on Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të Vendbanimit Antik të Persqopit

About the Author: