Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Kollit në Kurjan, Roskovec

Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Kollit në Kurjan, Roskovec.

Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe financuar nga Bashkia Roskovec konsistoi në restaurimin e plotë të Kishës së Shën Kollit, monument kulture i kategorisë së I-rë.

Kisha e Shën Kollit është ndërtuar në shekullin XIII, në stilin bizantin. Pikturat murale në brendësi të saj janë vepra të ikonografit Nikolla. Ajo përbën një pasuri të vyer jo vetëm për zonën e Kurjanit, por edhe për të gjithë zonën e Myzeqesë.

By |2019-02-05T12:11:37+00:00February 5th, 2019|Aktivitete|Comments Off on Përfundon restaurimi i Kishës së Shën Kollit në Kurjan, Roskovec

About the Author: