Projekti “100 Fshatrat” – Inspektim në fshatin Dhoksat, Gjirokastër

Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës u bënë pjesë e grupit të inspektimit në kuadër të projektit “100 Fshatrat”, i cili këtë rradhë kishte në fokus fshatin Dhoksat, Gjirokastër.

Në Dhoksat u inspektuan 5 objekte monument kulture të zonës, si:

– Banesa Koço Çuçi;

– Porta e Banesës Gogo;

– Banesa Savo Mara;

– Kroi në Bendin e Çetës së Mesme;

– Kroi i Lagjes së Poshtme.

Inspektimi konsistoi në rilevimin e elementëve konstruktivë dhe arkitektonikë të objekteve, si dhe u verifikua gjendja e konservimit të tyre, së bashku me problematikat, për të vijuar më tej me hartimin e projekteve restauruese.

By |2019-02-28T15:22:58+00:00February 28th, 2019|Aktivitete|Comments Off on Projekti “100 Fshatrat” – Inspektim në fshatin Dhoksat, Gjirokastër

About the Author: