Takimi i 2-të teknik dhe Workshop ndërkombëtar  

Në kuadër të projektit Mo.Na – “Monuments in Nature: A Creative Coexistence”, të bashkëfinancuar nga programi Interreg IPA, Balkan Mediterranean dhe shteti shqiptar, ku Instituti i Monumenteve të Kulturës – IMK merr pjesë në cilësinë e partnerit, në datat 5-7 nëntor 2019 organizohen Takimi i 2-të teknik me partnerë dhe Workshopi ndërkombëtar me temë:

“The changing interaction in the balance between the human factor, cultural heritage and environment in accordance to the climate change – the case of Butrint, Albania”
“Ndërveprimi midis faktorit njerëzor, trashëgimisë kulturore dhe mjedisit në kuadër të ndryshimeve klimaterike – Rasti i Butrintit” 

Workshopi ndërkombëtar organizohet nga IMK në datat 6 dhe 7 nëntor 2019 në ambjentet e Tirana International Hotel – Salla “Balshaj” dhe është i hapur për publikun.

Ekspertë të institucioneve shqiptare me kontribut të spikatur në fushën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore – pjesë e rrjetit mbështetës të këtij projekti, si dhe ekspertë të shteteve partnere në projekt Greqi, Qipro, Bullgari do të referojnë gjatë këtij Workshop-i.

By |2019-11-01T09:48:02+00:00November 1st, 2019|Aktivitete|Comments Off on Takimi i 2-të teknik dhe Workshop ndërkombëtar  

About the Author: