Shekulli 16

Administrimi: Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës

Kisha e Shën Premtes (Parashqevisë) ndodhet në fshatin Valësh, rrethi i Elbasanit. Brendësia e monumentit ruan piktura murale, të cilat mbajnë autorësinë e mjeshtrit të njohur të shek. 16të Onufri, një personalitet artistik i cili krijoi gjithashtu edhe shkollën e Beratit. Ai arriti të kombinonte traditën piktorike lokale me elementët më të mirë të traditës lindore (paleologe) dhe perëndimore (italiane), duke krijuar piktura realiste dhe natyrale. Kisha është një kapelë një nefshe e përbërë nga naosi dhe një hajat i vogël. Brendësia e saj është magjepsëse nëpërmjet pikturave murale, të cilat janë një kryevepër artistike. Pikturat mbajnë autorësinë e mjeshtrit Onufri, një personalitet artistik I cili themeloi shkollën e vetë gjithashtu, krahas Franko Katelanos dhe shkollës së Kretës. Ai u shfaq në Shqipërinë qendrore dhe ushtroi aktivitetin e tij si piktor deri në Greqinë veriore, zonat fqinje. Ohër, etj. Datimi i kishës bazohet në mbishkrimet e Onufrit në vitin 1554, i cili tregon gjithashtu se gjatë kësaj kohe ishte protopapë I Neokastrës. Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963. Rëndësia e saj konsiston në faktin që pikturat murale të saj janë vepër e ikonografit të shquar Onufri, themelues i Shkollës së Beratit.

New_Picture