Në perëndim të qytetit të Elbasanit ndodhet manastiri dhe kisha e Shën Gjon Vladimirit. Emri i këtij objekti lidhet me periudhën e shtrirjes së pushtimit Bullgare në truallin e Shqipërisë në vitet 851-1018, dhe me princin e Krajës Ivan (Gjon) Vladimirin. Kisha është vendosur në anën veriore të manastirit. Tipi i planimetrisë i takon bazilikës, e ndare në tre anijata prej dy rreshta kolonash. Ambienti i bemës ndahet me ikonostas muri i realizuar me tulla. Në zonën e absidës ruan pjesërisht afreske të vona. Hyrja kryesore është nga fasada perëndimore e kishës, ndër nga ajo veriore dhe jugore ka nga një hyrje dytësore. Në anën jugore shihen qartë ende edhe sot gjurmët e një hajati. Nga përshkrimi historik i këtij manastiri kuptohet se kemi të bëjmë me një objekt arkitektonik i cili është konsideruar tepër i rëndësishëm si në momentin e themelimit ashtu edhe gjate zhvillimit kohore të tij.