Kjo kishe është e njohur për afresket e piktorit te madh shqiptar te shekullit XVI , Onufri. Kisha është një nefshe me hajat te vonë nga ana jugore dhe ajo perëndimore. Në naos hyhet nga ana perëndimore dhe jugore. Kisha është me pllaka guri të çrregullta, dhe e mbuluar me çati me kapriata pa tavan, restaurim i vitit 1969. Persë i përket datimit, duke u nisur nga teknika e ndërtimit me dy dhe tre rreshta tullash horizontale, mendohet se duhet ti takoje fundit të shek.XVI.