Kisha është e tipit bazilikave trinefshe, me arkada mbi pilastra drejtkëndëshe. Arkada veriore ka dy pilastra të lira. Një tjetër arkadë ndodhet në murin perëndimor. Dyshemetë ndahen nga njëra-tjetra nga një mur i ulët, mbi të cilin ngrihen pilastrat. Ndarja bemë –diakonikon është e plotë, ato nuk kan asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Gjithashtu, ndërsa dyshemeja e nefit qendror është shtruar me rrasa të rregullta guri, nefi jugor është me dhe të ngjeshur. Nisur nga trashësia e vogël e mureve, mendojmë se kisha duhet të ketë qenë mbuluar me kapriata, mbi të cilat janë vendosur tjegulla. Nefi qendror përfundon me një abside të madhe gjysëmrrethore. Muret e bazilikës janë ndërtuat me gurë gëlqerore me llac gëlqereje. Një dallim me rendësi vërehet te absidës, ku përgjatë saj kalonte një rresht me tekniken e klauzonazhit, me dy tulla vertikale ndërmjet rreshtave horizontale.