Voskopojë, Korçë Shekulli i 18-të Administrimi: Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë

Kisha e Shën Kollit është një monument kulture me rëndësi të veçantë kombëtare për vlerat e saj arkitektonike dhe artistike të frymëzuar nga trashëgimia e kultit Bizantin. Monumenti përfaqëson edhe një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të

Voskopojës.Kisha e Shën Kollit daton në shek. i 18-të. Struktura konsiston në një ndërtim prej guri të tipit bazilikal, me naos me kupolë, narteks dhe hajat. Brendësia e kishës është dekoruar me piktura murale të ekzekutuara nga mjeshtri i shquar David Selenica dhe bashkëpunëtorët e tij Kostandini dhe Kristo. Arti i Davidit dallon për natyrën e tij realiste, siç tregon edhe portreti i dhuruesit por gjithashtu edhe për njohuritë e thella në fushën e teologjisë. Sipas mbishkrimit, piktura ka përfunduar në vitin 1726. Rreth 24 vjet më vonë një tjetër atelie e famshme e kohës, ajo e Kostandin dhe Athanas Zografit, u angazhua për të pikturuar hajatin. Kisha është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948 për vetë vlerat e saj të mëdha arkitektonike dhe artistike. Kisha e Shën Kollit përfaqëson një ndër monumentet më të rëndësishme të Voskopojës, jo vetëm për sa i përket arkitekturës por gjithashtu edhe cilësisë së pikturës, e cila mban autorësinë e mjeshtrit të shquar David Selenicës dhe të ateliesë së njohur të Athanas dhe Kostandin Zografit.

 

 

 


Versioni Anglisht

Voskopoja, Korça 18th century Management: Institute of Cultural Monuments Regional Directorate of Cultural Monuments in Korçë

The church of St. Nicholas is a cultural monument of outstanding importance for its architectural and artistic values inspired by the Byzantine religious heritage, as well as a testimony to the historical significance of Voskopoja. The church of St. Nicholas dates in the 18th century. The building reveals a stone construction and the whole church plan shows a basilical arrangement, with a domed nave, a narthex and a porch. The interior of the church is decorated with mural paintings executed by the eminent master David Selenica and his partners Kostandin and Kristo. The art of David Selenica is distinguished for its realistic nature as shows the donor’s portraiture and reveals high theological knowledge. According to the inscription the painting of the interior concluded in 1726. About 24 years later another famous workshop of the time, that of Athanas and Kostandin Zografi was engaged to paint the porch of the church. The church was proclaimed a Cultural Monument of 1st Category in 1948 for its high architectonic and artistic values. The church of St. Nicholas represents one of the most important monuments of Voskopoja, not only in terms of its architecture but also to its painting quality, which bear the authorship of the eminent master David Selenica and of the well known workshop of Athanas and Constantine Zografi.