Shekulli i 16të

Administrimi: Komuniteti Musliman i Shqipërisë Instituti i Monumenteve të Kulturës Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë Xhamia Muradije ndodhet në zemër të qytetit të Vlorës. Kompozimi i monumentit tregon përhapjen harmonike të dritareve në fasadë dhe trajtimin e lartë artistik të elemetëve prej guri. Zbukurimi i veçantë i fasadës është arritur në sajë të kombinimit të linjave horizontale me tulla të kuqe dhe gurëve gëlqeror në ngjyrë të gjelbër në gri. Xhamia e Muradijes daton në shek. 16-të. Ajo përbëhet nga salla e lutjeve kubike me kupolë. Tamburi dymbedhjetë faqësh ngrihet mbi vellimin kubik të sallës. Kupola dhe supet trekendëshe janë të zbukuruara me pllaka, tipike e fazës së hershme të arkitekturës Osmane. Çdo fasadë përveç asaj ku është pozicionuar hyrja ka pesë dritare të vendosura sipas një modeli fiks. Hajati i dikurshëm duhet të ketë qenë me shumë mundësi prej druri nga të cilat sot verehen vetëm gjurmë të trarëve në muraturë. Minareja me bazament poligonal është e ndërtuar me gurë të gdhendur dhe dekorime në formë stalaktitesh në konsolin e kazanit. Xhamia e Muradijes është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948 dhe 1971. Ajo përbën një ndërtim origjinal shumë të arrirë nga pikpamja arkitektonike dhe përfaqëson një nga shembujt më të rëndësishëm të arkitekturës osmane në qytetin e Vlorës. Xhamia është vepër e mjeshtrit të madh me origjinë shqiptare Arkitekt Sinanit (1498-1589), i cili ishte arkitekti më i njohur në Perandorinë Osmane gjatë shek. 16-të.


 

Versioni Anglisht

16th century
Management: The Albanian Muslim Community Institute of Cultural Monuments Regional Directorate of National Culture in Vlora

The Muradiye mosque is located in the very heart of the city. The composition of the mosque shows the harmonious spread of the facade windows and the highly artistic treatment of its stone elements. The masonry is executed with a very fine work of alternating red bricks and greenish-grey limestone (cloisonné technique). The Muradiye Mosque dates back to the 16th century. The mosque is a remarkably tall single-domed structure. A twelve-sided tambour rises out of the cubic volume of the main prayer hall. The dome and triangular shoulders are covered with tiles, typical of the early phase of Ottoman architecture. Every wall, except the entrance, has five windows set according to a fixed pattern. Traces of a porch are seen in the front facade. It seems to have been most likely a wooden porch, as such an element leaves only slight traces in the masonry. The polygon-shaped-base minaret is built of carved stones and has a highly decorated kettle. The Muradie mosque was proclaimed Cultural Monument of the 1st Category in 1948 and 1971. It constitutes an original and architecturally accomplished work of art and represents one of the most important examples of the Ottoman architecture in the city of Vlora. The Mosque was designed by the great master of Albanian origin, Mimar Sinani (1498-1589), who was the most famous architect of the Ottoman Empire during that 16thcentury.