Projekti Mo.Na – Programi Interreg IPA, Balkan Mediterranean2019-11-01T09:30:14+00:00

 

Projekti MoNa do të zbatohet në kuadër të Programit IPA Balkan Mediterranean gjatë periudhës mars 2019 – shkurt 2021) dhe synon të analizojë-vlerësojë mbrojtjen dhe promovimin e burimeve natyrore dhe trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin Ballkan-Mesdhe duke zgjedhur si objekt kryesor planifikimin e integruar dhe strategjitë e përbashkëta të menaxhimit në vlerave natyrore kulturore të evidentuara nëpërmjet statuseve ndërkombëtare (Natura 2000, Zonat Ramsar etj.) si dhe zona të mbrojtura nga UNESCO kulturore apo natyrore etj.

Qëllimi i tij është të zhvillojë mjete dhe praktika të menaxhimit në sitet e përzgjedhura si raste studimore të cilat janë vende me interes të lartë natyror dhe kulturor në rajonet partnere në projekt (Santorini / Greqi, Nessebar / Bullgari, Butrint / Shqipëri (pasuri botërore kulturore, Park Kombëtar dhe zonë Ramsar), Kykkos / Qipro) por edhe rajone të tjera të trashëgimisë natyrore dhe kulturore që preken ose nga presionet lokale / shumë-nivele ose nga ndryshimet klimatike.

Partner Drejtues i Projektit:

Qendra Evropiane për monumentet bizantine dhe post bizantine, (European Centre for Byzantine and Post Byzantine Monuments) – Selanik, Greqi.

Partnerë në Projekt:

  1. Ministry of Culture and Sports -Ephorate of Antiquities of Cyclades, Greqi
  2. Municipality of Thira, Greqi
  3. Hellenic Centre for Marine Research, Anavissos, Greqi
  4. Municipality of Nessebar, Bulgaria
  5. Society Cypriot Studies, Lefkosia, Cyprus
  6. Department of Forests of the Ministry of Agriculture, Rural Development and Environment, Nicosia, Qipro.
  7. Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” (Institute of Cultural Monuments “Gani Strazimiri”), Tiranë, Shqipëri
  8. The Ecumenical Patriarchate (Vëzhgues / Observer)
  9. Greek Planners Association (Vëzhgues / Observer)

Objektivat specifikë të Projektit MoNa janë ruajtja dhe promovimi i trashëgiminë natyrore dhe kulturore si dhe forcimi i kapaciteteve të aktorëve vendas për një qasje të zhvillimit të qendrueshëm. Projekti synon forcimin e lidhjeve të turizmit arkeologjik / kulturor kombinuar me vlerat natyrore si dhe zhvillimi i një modeli të ri të menaxhimit për të promovuar dhe mbrojtur burimet kulturore dhe natyrore përmes mjetit të ri: “Markë për promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit natyror dhe kulturor”, i cili do të jetë një rezultat kryesor i Projektit MoNa.

Produktet kryesore që lidhen drejtpërdrejt me objektivat e projektit:

  1. Krijimi i një platforme digjitale Web dhe Media sociale / Realizimi i materialeve informative (në 3 gjuhë) / 4 Takime teknike – punëtori / 4 aktivitete pilot
  • Qasje e Integruar Territoriale për politikat e përbashkëta.
  • Aktivitete ndërgjegjësuese për moshat e reja mbi trashëgiminë mjedisore dhe kulturore. Fushata informuese, aktivitete trajnimi dhe aktivitete promovuese, të hapura për të gjithë.
  • Konferencë (pa tarifë): “Monumente në natyrë. Një bashkëjetesë krijuese”, Athinë.
  • Edicioni Global: Realizimi i një libër me të gjithë dokumentacionin, hartat me faqet, itineraret e propozuara dhe fotot për të katër rastet studimore të përzgjedhura në projekt.
  1. Hartëzimi habitateve me qëllim përmirësimin e gjendjes së konservimit dhe për promovimin e ruajtjes së biodiversitetit në Nessebar, Butrint, Santorini (3 studime që sipas projektit do të mbulohen nga partneri Hellenic Centre for Marine Research, Anavissos, Greqi).
  2. Realizimi i 4 takimeve teknike (punëtorive) për promovimin e konservimit e vlerave kulturore dhe të biodiversitetit.
  3. Realizimi i rastit studimor për Qytetin Antik Butrint, Pasuri Botërore.
  • Studime mbi efektet qe drenazhimi i terrenit ka mbi rrënojat;
  • Raport mbi analizimin e përbërjes kimike të ujrave në Butrint;
  • Studim mbi prezencën e ujrave të ëmbël nëntokësorë;
  • Trajnim mbi konservimin e mozaikëve me punime konkrete konservimi në dy mozaikë në Butrint;
  • Punime konservimi / restaurimi në Portën me Kulla dhe Nymfeum – Butrint.
  1. Realizimi i brandit / markës për promovimin dhe mbrojtjen e mjediseve kulturore dhe natyrore.
  • Zhvillimi i produktit të specializuar turistik, Fushata informative, Aktivitete trajnuese dhe promovuese për mundësitë e sektorit në zhvillimin e qendrueshëm të zonës.

 

Produkte / Aktivitete