THIRRJE PËR APLIKIM – ATELIE RESTAURIMI 2018

             

Restaurim i Kishës së Shën Sergjit dhe Bakut dhe Konservim i trashëgimisë kulturore, Himarë 9-22 Shtator 2018. Qendra Historike Himarë.

 

Kjo thirrje hapet për 4 pjesëmarrës (vullnetarë) nga Shqipëria në Atelienë e Restaurimit_2018. Atelieja e Restaurimit është konceptuar si punë konkrete konservuese / restauruese në zbatim të projektit të restaurimit të Kishës së Shën Sergjit dhe Bakut, Himarë. Punimet që do të realizohen gjatë kësaj Atelieje do të përqendrohen në naos – restaurimi i çatisë dhe konsolidimi i muraturës. Projekti parashikon angazhimin konkret dhe fizik të pjesëmarrësve në realizimin e punimeve konservuese / restauruese nën  drejtimin e stafit të specializuar të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë duke patur dhe angazhimin e mjeshtrave (karpentier dhe muratorë) të DRKK Gjirokastër dhe Berat për realizimin e punimeve.

Atelieja e Restaurimit do të zhvillohet në Qendrën Historike Himarë, Kisha e Shën Sergjit dhe Bakut në periudhën 9-22 Shtator 2018.  Gjuha e komunikimit gjatë Ateliesë së Restaurimit do të jetë gjuha Angleze.Ky projekt organizohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, GIZ Shqipëri, European Heritage Volunteers me mbështetjen e Bashkisë Himarë.

 

Do të jenë gjithsej 14 pjesëmarrës nga të cilët 10 nga vende të ndryshme të Evropës dhe 4 nga Shqipëria.

Për më shumë :

  1. FORMULAR APLIKIMI  …më shumë
  2. INFORMACION               …më shumë

Muzeu i Kastriotëve në Sinë, Dibër, kantieri më i ri i restaurimit

Trashëgimia kulturore dhe turizmi kulturor – prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, ka nisur puna për restaurimin e Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës. Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, Bashkia Dibër dhe shoqëria e restaurimit e cila do të kryejë punimet, ishin të pranishëm në nisjen e punimeve.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së ka për qëllim restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Duke vlerësuar inventarin e pasur të muzeut dhe ambientin e ekspozimit, projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Muzeu i restauruar shumë shpejt do të kthehet në një tjetër itenerar mjaft tërheqës për turistët.

Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë – Corpus of Mosaics of Albania

Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kërkimeve Shkencore CNRS, dhe Universitetin Paris IV, do të organizojë një aktivitet për të promovuar Vëllimin e parë të publikimit “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” – “Corpus of Mosaics of Albania”. Ky publikim, është botuar në vitin 2018, në Francë dhe i dedikohet mozaikëve në Qytetin Antik të Butrintit, Pasuri Botërore.

Publikimi “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” është konceptuar të përbëhet nga një seri vëllimesh të cilat pasqyrojnë rezultatet e punës disa-vjeçare të hulumtimit në terren të dyshemeve me mozaik (mozaikë, opus sectile dhe veshje me pllaka ose plloça) në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Publikimi i dedikuar për mozaikët në Shqipëri, shpesh pak të njohur në kontekstin e tyre arkitektonik dhe arkeologjik, është një vlerë e munguar në botimet me karakter promovues dhe kërkimorë në fushën e trashëgimisë kulturore. “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë” është në format të madh ku përfshihen planimetri të lexueshme dhe dokumentacion fotografik i shfrytëzueshëm me ngjyra. Publikimi pasqyron një inventar të detajuar të të gjithë mozaikëve në Butrint të dokumentuara sipas fishave të dedikuara për këtë tipologji.

 

Përgjegjës të studimit:

  • Agron Islami, përgjegjës i sektorit të artit pranë IMK, Restaurator
  • Marie-Patricia Raynaud, specialiste e mozaikut, inxhiniere pranë CNRS, Collège de France, Paris

 


Data e aktivitetit: 23 Maj 2018, ora 12.30.

 Vendi: Muzeu Historik Kombëtar, Salla UNESCO dhe Salla e Ekspozimeve të përkohshme.


 

 Call for Applications – Regional Training Course – Emergency Response to Cultural Heritage at Risk

                                                       

CALL FOR APPLICATIONS

Regional Training Course

On

 Emergency Response to Cultural Heritage at Risk 2018

 

ERCH 2018
04 – 15 July 2018, Gjirokastra – Albania

 

The Regional Centre for Conservation and Restoration of South East Europe, Institute of Cultural Monuments “Gani Strazimiri” is organizing the Regional Training Course on Emergency Response to Cultural Heritage at Risk, in Gjirokastra, Albania from 4 to 15 July 2018, in cooperation with the World Heritage Centre UNESCO. The Course shall be realized thanks to the financial support from the World Heritage Fund and the Ministry of Culture of Albania in the framework of approved International Assistance request No.2890.

 

Cultural heritage sites including World Heritage sites in South East Europe (SEE), region are faced to disasters caused by natural and human induced hazards. Recent examples in Albania include unstability of the rocky terrain over which the Castle of Gjirokastra is located due to geological formations of terrain and sismic activity, high vulnerability of the historic houses due to the potential risk of fire as well as structural damages of various stages up to total destruction of single houses in the Historic Centre of Gjirokastra due to abandonment and lack of maintenance.

These disasters impact not only the cultural heritage values such as single monuments, archaeological sites and historic urban centres, but also negatively affect the historic urban landscape and attributes of Outstanding Universal Value. Sometimes heritage professionals and civil emergency teams are required to take immediate actions in case of emergency situations due to risk, damage or potential damage to historic structures or buildings. This calls for the need to develop skills and knowledge for rapid assessment of damage and potential risk as well as undertaking measures and emergency response actions for strengthening structures before, during, and after a disaster situation. Limited availability of human and financial resources also calls for closer coordination and integrated approach between professionals and institutions dealing with cultural heritage values and the relevant institutions for civil emergency response.

Considering these issues and challenges, this Regional Training Course will focus on Emergency Response to Cultural Heritage at Risk, having as case study the Historic . Centre of Gjirokastra. The Course shall include theoretical sessions and practical exercises / workshop on the identification and assessment of the risks to which the historic buildings are exposed and to the development of knowledge on first aid / emergency response to various types of damages.

The training course shall be implemented in the Historic Centre of Gjirokastra (“Historic Centres of Gjirokastra and Berat” – Serial World Heritage Property).

 

The course’s interdisciplinary training will enable participants to:

  • Understand the specificities of local and regional traditional building materials and techniques and analyze their vulnerabilities to disasters caused by natural or human induced factors
  • Manage complex situations and understand the importance of interdisciplinary approach in the framework of emergency response to disaster risk
  • Undertake an assessment of structural damages including the socio-economic aspects and identify structural strengthening methods in emergency situations
  • Strengthen knowledge in developing first aid response with little means in order to secure and strengthen structures of buildings at risk.
  • Understand the importance having an integrated system for disaster risk management of cultural heritage, including prevention, preparedness, response and recovery measures;

We are looking for 16 participants to take part in the Regional Training Course on Emergency Response to Cultural Heritage at Risk. The course is open to SEE Countries (Albania, Bosnia and Herzegovina, Bulgaria, Croatia, Greece, Kosovo, Montenegro, FYR of Macedonia, Serbia)

 

The deadline for submitting applications is Monday, 17 May 2018.

Application process
1. Please download the Application Form and send it by email to training.imk@imk.gov.al.
Please note that only complete applications sent within the deadline, will be taken into
consideration.
2. A final selection of participants will be communicated in 21 May 2018 at the latest.
For further information or assistance in case of technical difficulties in filling the form please
contact the Regional Centre for Conservation and Restoration of South East Europe at
training.imk@imk.gov.al.

 

For more details,  please CLICK:

1.  Application Form ERCH 2018

2. Description Regional Training Course ERCH 2018

3. Endorsement Letter ERCH 2018

 

Himara do të mirëpresë në shtator, kampin më të ri të restaurimit!

Në kuadër të Vitit Evropian për Trashëgiminë Kulturore EYCH 2018#EuropeForCulture, Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me organizatën “European Heritage Volunteers” dhe GIZ, do të organizojnë në Qendrën Historike Himarë, një Kamp Restaurimi 2-javor si pjesë e projektit “Restoration of Historic Church and Conservation of Rural Heritage”.

Kampi i restaurimit do të zhvillohet në datat 2 – 15 Shtator 2018, në Qendrën Historike Himarë dhe në të do të marrin pjesë 14 pjesëmarrës (profesionistë të rinj në fushën e trashëgimisë kulturore) nga vende të ndryshme të Evropës, ndër të cilët 4 pjesëmarrës do të jenë nga Shqipëria.

Kampi i restaurimit do të përfshijë angazhimin e pjesëmarrësve në punë konkrete restaururese, në një objekt të përzgjedhur në Qendrën Historike Himarë (Kisha e Sergjit dhe Bakut), nën drejtimin e teknik të stafit të specializuar të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë.

Projekti do të realizohet në partneritet gjithashtu me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë, dhe Bashkinë Himarë.

Në vijim do të shpallim edhe të dhënat mbi aplikimin.

Na ndiqni!

http://heritagevolunteers.eu/en/EuropeanHeritageVolunteersPartnerProjects/Projects/RestorationOfAHistoricChurchAndConservationOfRuralHeritage?

 

Ruajtja dhe rijetëzimi i Trashëgimisë Kulturore. Tragjasi i Vjeter

Ruajtja dhe Rijetëzimi i trashëgimisë kulturore është pjesë e rëndësishme e misionit të Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) dhe një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Kulturës (MK). Ky aktivitet paraqet rezultatet e një bashkëpunimi të ngushtë e të suksesshëm midis Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), Universiteti Politeknik i Tiranës (UPT) dhe IMK për evidentimin, njohjen, dhe propozimeve konkrete për rijetëzimin e Fshatit rrënojë të Tragjasit të vjetër. Botimi “Trashëgimi në rrënoja e fshatit të braktisur mesjetar të Tragjasit: Ruajtja dhe rivitalizimi i së harruarës”, me autor Florian Nepravishta, Ledita Mezini, Arta Dollani u realizua me mbështetjen financiare të IMK-së. Ky botim paraqet punën e kryer në kuadrin e kerkimit akademik te FAU te zhvilluar me studentët e vitit të pestë (viti akademik 2015-2016) në bashkëpunim me IMK. Në të propozohet që kjo trashëgimi të mos mbetet si një relike e pashfrytëzuar por e rijetëzuar për një përdorim të dobishëm shoqëror. Aktiviteti do të përfshijë një ekspozitë të FAU mbi projekt propozimet e realizuara nga studentët si dhe promovimin e Botimit të sipërpërmendur. Aktiviteti do të vijojë me diskutime në grupe më të ngushta interesi (specialistë dhe banorë të zonës) mbi mundësitë e zhvillimit në të ardhmen të fshatit rrënojë të Tragjasit.

Koncepti i Rijetëzimit është trajtuar në disa nene të Draft Ligjit për Trashëgiminë Kulturore (TK) për rëndësinë e tij në ruajtjen e qëndrueshme të ndërtimeve dhe siteve të trashëgimisë kulturore. Si i tillë prek një gamë të gjerë interesash e fushash: specialistë të fushës së TK (restaurues të arkitekturës dhe të artit), studentë dhe profesionistë të lirë në arkitekturë, komunitet lokal etj. Gjatë këtij aktiviteti do të diskutohet me grupet e interesit të pranishme, mbi trajtimin e kësaj teme në Draft Ligj dhe mbi vizionin e MK dhe IMK për ruajtjen dhe rijetëzimin e TK.

Në përmbyllje të aktivitetit do të promovohen edhe botimet më të fundit të IMK-së të realizuara gjatë vitit 2017: Revista periodike “Monumentet” Nr. 56 si dhe “Analizë strukturore, Metoda Përforëcuese dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike” – botim i Kursit të Trajnimit me të njëjtin titull.

Dosja e Kandidimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit

Dosja e Kandidimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit u dorëzua në Qendrën e Trashëgimisë Botërore UNESCO, brenda afateve për t’u marrë në shqyrtim në Mbledhjen e Komitetit të Trashëgimisë Botërore 42COM e planifikuar të zhvillohet në Manama, Bahrain në korrik 2018.

Liqeni i Ohrit nga më të bukurit dhe më të vjetrit në botë, frymëzim gojëdhënash dhe legjendash shekullore është një nga burimet më unikale të biodiversitetit në Evropë .

Përgatitja e Dosjes së Kandidimit është rezultat i një pune voluminoze 3 vjeçare në kuadër të projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

Ky projekt mbështeti një proces gjithëpërfshirës për planifikimin e menaxhimit të integruar dhe përgatitjen e Dosjes nga ana e autoriteteve shqiptare për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Liqenit të Ohrit” (regjistruar në Listën e Pasurive Botërore në vitin 1979) edhe në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit. Projekti ka angazhuar institucionet shtetërore qendrore dhe vendore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë përgjegjëse për mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe planifikimin urban dhe turizmin.

Dosja e Kandidimit u përgatit nga grupi teknik i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Kulturës dhe tre ekspertë kombëtarë.

Koordinator i projektit është – UNESCO, Qendra për Trashëgiminë Botërore

Institucionet kryesore partnerë në projekt:

– Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Republikës së Shqipërisë, MTM – me institucionet e varësisë: AKZM, ARZM,
– Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë
– Instituti i Monumenteve të Kulturës
– Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Korçë
– Bashkia Pogradec
– Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë Ministria e Kulturës – Zyra për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (ZMTK)
– IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës)
– ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Sitet)
– ICCROM (Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore)

Grupi i përbashkët ndërinstitucional i punës për përgatitjen e dosjes së kandidimit:

– Pëllumb Abeshi, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Mjedisit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
– Arta Dollani, Drejtor i Përgjithshëm, Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”, Focal Point Kombëtar për Trashëgiminë Botërore
– Elvana Ramaj, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
– Kozeta Angjeliu, Drejtor, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit të Kulturës, Ministria e Kulturës
– Sonila Kora – Ministria e Kulturës, Marsela Plyku Demaj, Joli Mitrojorgji, Endrita Mulleti – Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri”
– Shpresa Harasani – MTM, Silvamina Alshabani – Agjensia Kombëtare e Mjedisit, Holta Çopani – Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
– Arian Merolli, Bashkia Pogradec
– Alexandra Fiebig, Qendra e Trashëgimisë Botërore
– Oliver Avramovski, Mike Appleton, IUCN
– Luisa De Marco, ICOMOS

Ekspertë Kombëtare në përgatitjen e dokumentit të kandidimit

Prof. Dr. Spase Shumka
Prof. Dr. Lulzim Shuka
Prof. Dr. Lorenc Bejko

http://whc.unesco.org/en/lake-ohrid-region/

KURS TRAJNIMI KOMBËTAR

Forcimi i Kapaciteteve në Fushën e Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet Kurseve të Trajnimit Kombëtare – “Analizë Strukturore dhe Metoda Përforcuese si dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike”.

Instituti i Monumenteve të Kulturës “Gani Strazimiri” (IMK),  ka kënaqësinë të njoftojë se në datat 30 Tetor – 10 Nëntor do të zhvillohet kursi i trajnimit kombëtar: Forcimi i Kapaciteteve në Fushën e Trashëgimisë Kulturore nëpërmjet Kurseve të Trajnimit Kombëtare –  “Analizë Strukturore dhe Metoda Përforcuese si dhe Teknika të Muraturave në Ndërtesat Historike”.

Ky kurs trajnimi organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK, koordinuar nga “Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim për Evropën Jug-Lindore”.

Trajnimi ka për qëllim, zhvillimin dhe forcimin e njohurive për pjesën e profesionistëve të ri të sistemit të Trashëgimisë Kulturore (Institucionet Teknike në varësi të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe profesionistë të kompanive të licensuara në restaurim dhe që kanë të paktën 3 vjet që janë angazhuar në projektim ose zbatim punimesh restaurimi).

 

  1. Thirrje për aplikim  … më shumë
  2. Formati i aplikimit … më shumë

Praktikat Profesionale

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës nëpërmjet Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU), në datat 12-14 Qershor 2017 do të zhvillohet praktika profesionale e 30 studentëve të shoqëruar nga 2 petagogë dhe staf i IMK, në qytetin e Gjirokastrës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, nën koordinimin e IMK dhe DRKK Gjirokastër.

Qëllimi i praktikës profesionale, është forcimi i bashkëpunimit midis institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe FAU-t si institucion i arsimit të lartë, zhvillimi i njohurive dhe informimit të brezit të ri në fushën e trashëgimisë dhe të restaurimit duke rritur ndërgjegjësimin e tij.

OBJEKTE NË PROÇES RESTAURIMI

OBJEKTE NË  PROÇES RESTAURIMI

Labovë e Kryqit.

Projekti me objekt: “Ndërhyrje restauruese në Kishën Fjetja e Shën Mërisë në Labovën e Kryqit, Gjirokastër”.

Pazari i Gjirokastrës.

Projekti me objekt “Restaurimi i Pazarit të Gjirokastrës, për Blloqet B3B6, B7, B8”.

Butrint.

Projekti me objekt: “Projekt i konsolidimit të rrënojave te kisha e vogël dhe Godinës Helenistike në afërsi të Portës  së Liqenit_ Butrint/Sarandë”.

Përmet.

Projekti me objekt: Guri i Qytetit të Përmetit” dhe “ Projekt restaurimi i Kongresit të Përmetit”.

Libohovë.

Projekti me objekt: “Punime mirëmbajtje dhe vendosja e tabelës informuese në Kalanë e Libohovës”.

Mireditë/ Spaç

Projekti me objekt: “Ndërhyrje emergjente për stabilizimin e godinave të Burgut të Spaçit”.

 

Të gjitha këto objekte supervizohen nga IMK