Programi i Trasparencës2019-10-15T09:59:36+00:00

Ju duhet të bëni kërkesën tuaj me shkrim në letër ose email  (info@imk.gov.al).

Nëse ju doni që të zbatohen të drejtat tuaja për informacion ju nuk mund të kërkoni me me anë të telefonit ose në zyrë.

Ju mund të kërkoni informacion në adresat zyrtare të autoritetit.

Ligji nuk ndalon që informacioni ti kërkohet çdo funksionari publik, megjithatë ne ju këshillojmë të dërgoni kërkesën tuaj koordinatorit për të drejtën e informimit.

Kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit mund ti gjeni edhe në faqen zyrtare www.imk.gov.al.

Ju duhet të siguroni identitetin tuaj (një kopje të skanuar të dokumentit të identifikimit), nënshkrimin e kërkesës si dhe një adresë në mënyrë që autoriteti të mund të përgjigjet.

Ju mund të shtoni informacione të tjera kontakti, të tilla si një numër telefoni. Kjo mund të ndihmojë autoritetin të përshpejtojë përgjigjen.

Ju duhet të jepni emrin tuaj. Nëse ju jepni një emër të rremë, autoriteti nuk përgjigjet.

Ju duhet të përshkruani informacionin që ju dëshironi.

Bëni kërkesën tuaj sa më të qartë të jetë e mundur.”