Misioni i Qendrës Rajonale për Konservim dhe Restaurim të Evropës Jug-Lindore është për trajnimin e restauratorëve nga i gjithë rajoni.

 

Sektori ka këto detyra:

  1. Të organizojë dhe të zbatoj aktivitetet lidhur me kurset e  trajnimit për restauratorët e veprave të artit për drurin polikrom, piktura murale ,gur, metal,qelq,qeramikë etj.
  2. Të organizojë kurset për trajnimin e restauratorëve të arkitekturës dhe inxhinjerisë.
  3. Të paraqesë pranë Insitucionit dhe Zyrës së Unescos në Venecia, raporte të ndryshme dhe periodike (financiare dhe teknike) për aktivitetet e Qendrës Rajonale të Konservimit dhe Restaurimit për Evropën Jug-Lindore gjatë dhe në përfundim të kursit, në përputhje me termat e përgjithshme, kushtet e kontratës së nënshkruar midis dy palëve.
  4. Raportet teknike për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e pjesës teorike dhe praktike të kursit gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të veprimtarisë së tij.
  5. Kontratat individuale të profesorëve të huaj sipas sugjerimeve të drejtorit shkencor të projektit rajonal për restaurim.
  6. Raportet financiare,përfshi të gjitha dokumentat të klasifikuara sipas kontratës së nënshkruar mes dy palëve.