Sektori i arkitekturës antike dhe mesjetare ka për objekt të punës së tij të gjitha monumentet e periudhës antike dhe mesjetare në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në gjinitë e monumenteve të sipërpërmendura përfshihen:

– Vendbanime antike

– Fortifikime / kala

– Shpella

– tuma / Nekropol / varreza antike, mesjetare / tyrbe

– vepra inxhinierike (ura / rrugë / sisteme ujësjellësi / çisterna / sisteme kanalizimi / hamame / çezma / mulli etj.)

– Ndërtime kulti (Kisha / Xhami / teqe)

 

Veprimtaria e Sektorit

 

  1. Bën studime kërkimore shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore në bashkëpunim dhe me sektorë të tjerë.
  2. Gjurmon, shqyrton dhe propozon vënien në mbrojtje të shtetit të objekteve me vlerë kulturore, historike, arkitektonike.
  3. Planifikon nga ana shkencore punimet konservuese dhe restauruese të monumenteve.
  4. Kryen periodikisht vizita në terren(për realizimin e veprimtarisë në pikat e mësipërme: gjurmimin, kontrollin e gjendjes së konservimit të monumenteve dhe evidentimin e problematikës).
  5. Bashkëpunon me drejtoritë rajonale të kulturës kombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore.
  6. Në bashkëpunim me zyrat e qeverisjes vendore shqyrton kërkesat për projektet madhore në rang kombëtar dhe planet e përgjithshme vendore të qyteteve (ppv) dhe i sugjeron titullarit të institucionit dhe këshillit shkencor miratimin ose jo të tyre.
  7. Shqyrton dhe propozon për vendosjen e statusit mbrojtje paraprake të gjetjeve arkeologjike të dala rastësisht nga punime të ndryshme në bazë të raportit të hartuar nga ASHA.
  8. Në bashkëpunim me ASHA dhe IA harton projekte dhe kryen punime konservimi të monumenteve antike – mesjetare të zbuluara nga punime rastësore ose gërmime arkeologjike të planifikuara.
  9. Përgatitje e studimit paraprak për përcaktimin e zonave mbrojtëse të monumenteve antikë / mesjetarë, plotësimi i pasaportave të tyre dhe lokalizimi gjeografik i saktë.
  10. Duke u mbështetur në studime shkencore dhe problematikën e objekteve në terren, harton projekte për punimet konservuese, restauruese, rijetëzuese që do të kryhen në monumentet e kulturës që ka për objekt pune sektori.
  11. Kryen sondazhe para ose gjatë punimeve restauruese me qëllim studimin e strukturës së monumentit.
  12. Me urdhër të titullarit mbikëqyr dhe kolaudon zbatimin e punimeve të drejtpërdrejta restauruese në monumentet e kulturës.
  13. Me urdhër të Titullarit të Institucionit, ofron konsulencë profesionale gjatë hartimit dhe zbatimit të projekteve restauruese nga palë të treta.
  14. Monitoron në mënyrë të vazhdueshme procesin e hartimit dhe zbatimit të projekteve të realizuara nga palë të treta me financim të huaj për të cilat është përfitues Ministria e Kulturës.
  15. Harton sipas kritereve të legjislacionit në fuqi të gjithë dokumentacionin tekniko-administrativ për punën e sektorit të cilin e depoziton në arkiv.
  16. Kontribuon në përditësimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi te zonave të mbrojtura, manualëve vjetor të restaurimit, rregullores së mbikqyrjes dhe kolaudimit të punimeve të restaurimit etj
  17. Jep mendim profesional lidhur me Terma Reference (që prekin objekte me status “Monument Kulture” apo “Qendra Historike”) të hartuara nga institucione shtetërore apo palë të treta
  18. Ndjek korrespondencën që lidhet me sektorin.
  19. Merr pjesë në konferenca, workshope për të referuar mbi punën e realizuar apo mbi studime të realizuara në fushën e trashëgimisë kulturore
  20. Boton studime apo artikuj të veçantë në fushën e trashëgimisë kulturore (në revistën Monumentet apo botime të tjera).
  21. Harton dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar nga institucione ndërkombëtare (UNESCO, BE) në kuadër të propozimeve për përfshirje në Listën e Pasurive Botërore (Tentative Lists, Dosje e monumentit, Progress Raport periodik) dhe hartimit të PTA-ve.
  22. Specialistët duhet të jenë pjesë e trajnimeve dhe të specializimeve pasuniversitare (master, doktoraturë) për t’u specializuar në lidhje me profilin specifik të tyre universitar dhe trashëgiminë kulturore dhe punën në sektor.