Sektori i Qendrave Historike,Arkitektura e Traditës dhe Pejsazhit ka për objekt të punës së tij monumentet e kulturës të periudhave të ndryshme kohore në të gjithë territorin e Shqipërisë në gjinitë:

– banesa monument kulture i kategorisë së parë

– banesa monument kulture i kategorisë së dytë

– sheshe, pazare

– qendra historike, komplekse arkitektonik

– parqe arkeologjike

-Zonat Mbrojtu .Etj

 

Sektori ka këto detyra:

  1. Planifikon punimet konservuese dhe restauruese të monumenteve.
  2. Bën studime në fushën e trashëgimisë kulturore në bashkëpunim dhe me sektorë të tjerë.
  3. Shqyron dhe propozon vënien në mbrojtje të shtetit të objekteve me vlerë kulturore, historike, arkitektonike.
  4. Kryen periodikisht vizita në terren për gjurmimin, kontrollin e gjendjes së konservimit të monumenteve dhe evidentimin e problematikës.
  5. Bashkëpunon me drejtoritë rajonale të kulturës kombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore.
  6. Në bashkëpunim me zyrat e qeverisjes vendore shqyrton kërkesat për projektet madhore në rang kombëtar dhe i sygjeron titullarit të institucionit dhe këshillit shkencor miratimin ose jo të tyre.
  7. Duke u mbështetur në studime dhe problematikën e objekteve në terren, harton projekte për punimet konservuese, restauruese, rijetëzuese që do të kryhen në monumentet e kulturës që ka për objekt pune sektori.
  8. Me urdhër të titullarit mbikëqyr dhe kolaudon zbatimin e punimeve të drejtpërdrejta restauruese në monumentet e kulturës.
  9. Harton sipas kritereve të legjislacionit në fuqi të gjithë dokumentacionin tekniko-administrativ për punën e sektorit të cilin e depoziton në arkiv.
  10. Kontribuon në përditësimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, rregulloreve të qendrave historike dhe zonave të mbrojtura, manualëve vjetor të restaurimit, rregullores së mbikqyrjes dhe kolaudimit të punimeve të restaurimit etj;
  11. Ndjek korrespondencën që lidhet me sektorin.